LAJMI I FUNDIT:

Arrin një miliard dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora shpërblehet me trofe nga ‘Brits’

Arrin një miliard dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora shpërblehet me trofe nga ‘Brits’
Rita Ora pranon trofeun 'Brits' për arritjen e një miliard dëgjimeve në Mbretërinë e Bashkuar (Foto: Rita Ora/Instagram)

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është një nga këngëtaret më të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Që me debutimin e saj në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”, Rita nuk ka pasur të ndalur me suksese të vazhdueshme në muzikë.


Ajo ka të edituara në treg dy albume shumë të suksesshme: “ORA” në vitin 2012 dhe “Phoenix” në vitin 2018 dhe po bëhet gati për albumin e tretë “YOU & I”, të cilin do ta nxjerrë në shitje më 14 korrik të këtij viti.

Koopertina e albumit “YOU & I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Nga e gjithë krijimtaria e saj muzikore, Ora ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi bën simbolin e shqiponjës me duar në fotosesionin e realizuar për Met Gala 2023
Lexo po ashtu Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi bën simbolin e shqiponjës me duar në fotosesionin e realizuar për Met Gala 2023

Mu për këtë, ajo është shpërblyer së fundmi me një pllakate nderi nga numëratori i muzikës, Brits në Britani të Madhe, njëherësh kompania që realizon eventin e ndarjes së çmimeve, Brit Awards.

Rita Ora pranon trofeun ‘Brits’ për arritjen e një miliard dëgjimeve në Mbretërinë e Bashkuar (Foto: Rita Ora/Instagram)

E lumtur, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi dhe një video me trofeun në duar, ku falënderonte të gjithë fansat e saj britanikë për këtë sukses.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e entuziazmuar që sapo kam pranuar trofeun tim Brits, duke festuar një dëgjime. Është një çmenduri, faleminderit te gjithësecili që ka qenë duke dëgjuar muzikën time ndër vite. Kjo është për albumin tim të radhës në korrik, dhe le të shpresojmë për një miliard dëgjime të tjera. Kjo është e mrekullueshme”, tha Rita përgjatë videos.

Rita përndryshe gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë e nominuar plot gjashtë herë për të fituar çmimin “Brit Awards”, por fatkeqësisht asnjëherë nuk ka fituar ndonjërin prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori