LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje në parim mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për meçin që përcakton kampionin e unifikuar

Arrihet marrëveshje në parim mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për meçin që përcakton kampionin e unifikuar

Përfaqësuesit e Tyson Furyt kanë zbuluar se ata kanë nënshkruar një marrëveshje në parim me ata të Anthony Joshuas për përballjen e madhe të dekadës së re.

Gypsy King ëhstë kampion në fuqi dhe do të zhvillojë trilogjinë me Deontay Wilderin, derisa AJ do të përballet me Kubrat Puelvin.

The Ahtletic raporton se Fury që përfaqësohet nga Queensberry Promotions, kanë nënshkruar marrëveshje me ata të Joshuas, Matchroom Boxing.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

AJ që përfaqësohet nga Eddei Hearn, ka nën menaxhim kompaninë Matchroom Boxing, gjersa Frank Warren që merret me kamionin e WBC-së, e ka Queensberryn.

Detajet e tjera të marrëveshjes do të bëhen nëpërmjet MTK Golbal, pasi tashmë dihet se Hearn dhe Warren nuk i kanë raportet e mira.

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Në parim, përballja nuk do të mund të ndodh në Britaninë e Madhe, shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Fury ditëve të fundit ka komentuar kundërshtarët e tij të ardhshëm, duke thënë se Wilder është një kërcënim më i madh se Joshua.

“100%, Joshua nuk është i rrezikshëm. Ai është si një foshnje e madhe e përkëdhelur”, ka thënë Fury për ESPN.

“Pse do t’i frikësohesha atij kur ai u rrëzua disa herë nga Andy Ruiz? Në minutat e fundit kishte ndryshuar kundërshtarin, ishte përballur me një që kishte 30 kile, nuk ia kishte dalë herën e parë, ishte turpëruar totalisht dhe më pas fitoi në një rimeç të montuar”.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury fillojnë bisedimet për meçin që do të përcaktonte kampionin e unifikuar të peshave të rënda në boks
Lexo po ashtu Anthony Joshua dhe Tyson Fury fillojnë bisedimet për meçin që do të përcaktonte kampionin e unifikuar të peshave të rënda në boks

“Ai nuk mund të bëjë asgjë, nuk mund t’ia dalë me një kampion si Gypsy King, jam shumë i mirë për të, mund të lëndohet”.

“Është vetëm një kampion i unifikuar në boks, ai jam unë, i pamposhtur, i paprekur, i papërsëritshëm”, ka shtuar më tej Fury.

Mbetet të shihet se cili o të jetë kampion i unifikuar, apo do të dështojnë të dy në përballjet paraprake që do t’i kenë në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori