Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:19, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën  nga pakujdesia  kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore”, thuhet në raport.

Vdes një 19 vjeçar pasi goditet nga një veturë në Prishtinë Vdes një 19 vjeçar pasi goditet nga një veturë në Prishtinë

Si pasojë e aksidentit në raport thuhet se lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri prej këmbësorëve, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar këmbësori tjetër i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.

Ndërsa, i dyshuari sipas raportit ka kërkuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/