LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër

Arrestohet personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër

Prokuroria Federale e Zvicrës ka arrestuar për herë të parë një person për të cilin besohet se ka një rol qendror në atë që po quhet “skena salafiste e Winterthur-it”.

Personi i përmendur, i cili është një zviceran i konvertuar në mysliman, ndodhet prej disa muajsh në burg, bëjnë të ditur burimet për srf.ch.


Prokuroria Federale nuk ka pranuar të japë informacione më të detajuara lidhur me veprat konkrete me të cilat ngarkohet i akuzuari. Por, sipas hulumtimeve të bëra nga magazina televizive e srf-së “Rundschau” ai dyshohet për mbështetje dhe anëtarësi në një organizatë terroriste islamike.

Ai është i njohur për përkatësinë e tij në të ashtuquajturën “skenën salafiste të Winterthurit”.

Ky emër i referohet faktit se nga qyteti Winterthur deri tash janë rekrutuar për në ISIS së paku pesë veta dhe këtu vepron një xhami e cila është e dyshuar për predikime radikale dhe për frekuentimin e saj nga një numër xhihadistësh.

Pikërisht këtë xhami e ka frekuentuar edhe personi i përmendur. Ai po ashtu ka koordinuar aksionin e njohur për shpërndarjen falas të Kuranit “Lies” (Lexo) nëpër rrugët e qyteteve të Zvicrës, e në disa raste ka qenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni.

Është arrestuar personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Botë
Kalo në kategori