Arrestohet pejani, kanosi me thikë axhën e tij


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me thikë axhën e tij.
Rasti ka ndodhur më 15 korrik, rreth orës 23:10, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se, i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me thikë axhën e tij - kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































