LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Fero, dyshohet për përdorim të dhunës në familje

Arrestohet Fero, dyshohet për përdorim të dhunës në familje

Reperi i njohur, Fero raportohet se është arrestuar gjatë ditës së djeshme (e martë).

Rap-artisti nga Gjilani dyshohet për përdorim të dhunës në familje, sulm fizikisht dhe kanosje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.


Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërgua në mbajtje.

Foto: Instagram

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Arrestohet reperi Fero
Lexo po ashtu Arrestohet reperi Fero

Theksojmë që ky nuk është rasti i parë që reperi ndalohet nga policia, ai edhe në disa raste të tjera kishte vuajtur dënimin me paraburgim.

I fundit ishte rasti i arrestimit të tij në pikën kufitare në Kosovës, me akuzën për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’. /Telegrafi/