LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre tifozë të Trepçës, e gjuajtën me molotov autobusin e KB Pejës

Arrestohen tre tifozë të Trepçës, e gjuajtën me molotov autobusin e KB Pejës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar tre të dyshuar në Mitrovicë pasi që të njëjtit persona kanë gjuajtur me koktej molotivi në drejtim të autobusit të klubit basketbollistik, Peja.

Peja arriti të fitojë ndeshjen e pestë të “Play-Off”-it të zhvilluar në palestrën “Minatori” dhe të fitojë titullin në Superligën e Kosovës në basketboll pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3-2.


Megjithatë, kjo humbje la shije të hidhur te tifozët mitrovicas, të cilët me të përfunduar ndeshje filluar të gjuajnë gjësende të ndryshme në drejtim të lojtarëve.

Peja, kampione e Kosovës
Lexo po ashtu Peja, kampione e Kosovës

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Trepçës kanë sulmuar autobusin e KB Pejës, me koktej molotovi.

Ky sulm i ka kushtuar shtrenjtë disa prej tifozëve, të cilët janë zbuluar dhe tre prej tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh të Policisë, të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Pamje nga festa e madhe e tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Pamje nga festa e madhe e tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll

Njoftimi i Policisë

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 19.05.2023, 00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/Telegrafi/