LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen personat që sulmuan fizikisht Feron

Arrestohen personat që sulmuan fizikisht Feron

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona për sulm ndaj reperit gjilanas Fero.

Arjanit Sjarina, reperi që dyshohet se rrahu Feron mbrëmjen e së hënës së bashku me disa shokë të tij janë arrestuar sot nga policia.


Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje.

“Janë arrestuar katër persona për rastin lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20 mars 2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka arritur qa nga të arrestuarit të konfiskojë një shkrepse në formë të armës”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.

Gang Gangi snalet o njerz kjo o veq fillimi ? @mettelshani @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on Mar 21, 2018 at 3:44am PDT

Insajderi kishe publikuar të mërkurën një video ku Fero ishte sulmuar fizikisht nga katër persona në një parking të një qendre tregtare.

Fero është subjekt konstant i sulmeve nga reperë të ndryshëm, pasi edhe ai nuk heziton që të konfrontohet me ta qoftë nëpër këngë, qoftë edhe fizikisht.

Reperi i ri që është pjesë e On Records mohoi të jetë rrahur “shumë” në një video ku në prapavijë shihet menaxheri i tij, Met Elshani, i cili nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

Fero besohet se i është kthyer punës në studio dhe ai ka deklaruar se do të duhet një bombë nukleare për ta ndalur. /Insajderi/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori