LAJMI I FUNDIT:

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit
Foto: Ilustrim

Stacioni i policisë në Han të Elezit, mbrëmë rreth orës 21:45 ka pranuar një informacion se në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit është një rast i lëndimit trupor .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L(M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor.


“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit . Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ thuhet në komunikatën e zyrës rajonale të Policisë në Ferizaj./Telegrafi/.