LAJMI I FUNDIT:

“Aroma e saj” e sjell më të veçantë kësaj here Shpat Kasapin (Video)

“Aroma e saj” e sjell më të veçantë kësaj here Shpat Kasapin (Video)

Shpat Kasapi ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Aroma e saj” mban titullin kënga e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.


“Teksti trajton temë dashurie/ndarje dhe flet për të kaluarën. Në klip besoj do e kuptoni më mirë, pasi kam aktruar dhe në storje të kaluarën, klip i cili pasqyron lidhjen dhe skenat ku unë jam vet që flas për ndarjen dhe vuajtjen gjatë këndimi. Dmth diçka e tillë”, kishte pohuar për Telegrafin, Kasapi.

Ergys Shahu është përkujdesur për ta shkruar tekstin, Melem është kujdesur për videon, Gravity për muzikën, ndërsa orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Alskerd Renja.

Intervistë me Shpat Kasapin
Lexo po ashtu Intervistë me Shpat Kasapin

Sezona e verës ka qenë mjaft e ngjeshur me angazhime për këngëtarin, i cili në pika të shkurtra tregoi për Telegrafin se si ishin muajt e nxehtë të 2017-s për të.

“Të them të drejtën pas një pauze të gjatë nuk është se kam pas shumë angazhime, po 20 mbrëmje gjatë verës më kanë bërë shumë mirë. Shumë më kanë lodhur udhëtimet e koncerteve, por kam kaluar shumë mirë. Kam pasur goxha publik në thuajse të gjitha qytetet e bregdetit shqiptar ku kamë kënduar, dhe do vazhdoj të jem i angazhuar”, përfundoi Shpat Kasapi për Telegrafin.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit për këngëtarin, pasi që ai në muajt në vazhdim do të sjell edhe disa të tillë. /Telegrafi/