Blogerja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, prej vitesh tashmë dihet se është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Ajo së fundmi ka folur për paragjykimet me të cilat është përballur pasi bëri publike lidhjen me partnerin në fjalë.

Zeshkania u shpreh se ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta i ndryshoi shumë që kur çdo gjë u bë publike.

Armina Mevlani (Foto: YouTube)

Ylli në “Goca dhe Gra” tregon se ishte një vajzë naive dhe se ndante çdo gjë më rrethin e ngushtë e shoqërinë, përkundër që çdo gjë shpërndahej prej tyre.

Të gjitha lajmet nga Armina Mevlani Të gjitha lajmet nga Armina Mevlani

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze”, tha ajo.

Armina Mevlani (Foto: YouTube)

“Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt”, rrëfeu më tej Mevlani.

Çifti ndërkohë nuk është se kanë në plan ndonjë dasmë, pavarësisht se janë bashkë që një dekadë. /Telegrafi/