LAJMI I FUNDIT:

Armend Dallku – Viti i parë si trajner, finalja e parë e arritur

Armend Dallku – Viti i parë si trajner, finalja e parë e arritur

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka folur pas kalimit të klubit kryeqytetas në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Prishtina ka arritur në finale të Kupës së Kosovës pasi ka eliminuar Drenicën me rezultat përfundimtar 6:2.


Kjo është finalja e 10-të për Prishtinën në Kupën e Kosovës, ndërsa e para për Armend Dallkun si trajner.

Prishtina mposht Drenicën edhe në ndeshjen kthyese, kalon në finale të Kupës së Kosovës
Lexo po ashtu Prishtina mposht Drenicën edhe në ndeshjen kthyese, kalon në finale të Kupës së Kosovës

“Viti i parë, finalja e parë, ndoshta nuk e kam pritur në fillim, por në bazën e asaj se si është shfaqur ekipi, gjithmonë në rritje e sipër, normalisht që kam filluar të besoja dhe tani ky besim u bë realitet”, ka thënë fillimisht Dallku për faqen zyrtare të klubit.

“Jemi në finale të cilën gjithmonë e kemi potencuar se aty duam të gjendemi. Tani të gjitha forcat tona do të jenë të përqendruara në kampionat”.

Festa e lojtarëve të Prishtinës pas golit të Leonit Abazit (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Sa për ndeshje, ndoshta dikush nuk e ka pritur, por ne pavarësisht rezultatit nuk e kemi lejuar kundërshtarin që të na rrezikonte, sidomos në pjesën e parë, sepse kjo pjesë ishte shumë e rëndësishme, sepse në rastin më të keq sikur të pësonim gol do të hynim në presion. Kështu që vendosëm presing të lartë duke mos i lejuar kundërshtarit asnjë mundësi”.

“Ndërsa në pjesën e dytë e menaxhuam lojën duke i dhënë njëkohësisht mundësi dy futbollistëve nga shkolla, Zhurit -ndeshjen e dytë dhe Dushit – debutimin, të cilëve iu uroj të gjitha të mirat në karrierë”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës: Prishtina – Ballkani, zhvillohet me 29 korrik
Lexo po ashtu Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës: Prishtina – Ballkani, zhvillohet me 29 korrik

Ndryhe, Dallku sot e ka udhëhequr skuadrën në ndeshjen e 25-të dhe që në vitin e tij të parë në krye të klubit më të madh në vend ka siguruar finalen e Kupës.

Dallku në 25 ndeshje (20 kampionale dhe 5 për Kupë) ka arritur 18 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje me goldallim +40, 55:15.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori