LAJMI I FUNDIT:

Arianit Ahmeti shpall kandidaturën për kryetar të FFK-së

Arianit Ahmeti shpall kandidaturën për kryetar të FFK-së

Arianit Ahmeti është kandidati i radhës për ta marrë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ish-zëvendës sekretari i FFK-së ka konfirmuar nëpër një postimi në rrjetin social Facebook se ka marrë vendim që të kandidoj për të parin e shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.


Ahmeti ka thënë se ka mbështetjen e mbi 15 klubeve kosovare për të qenë në garë për kreun e FFK-së.

Kujtojmë se kandidaturën e ka hedhur edhe presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi dhe kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi.

Njoftimi i plotë nga Arianit Ahmeti:

Të nderuar futbolldashës, ju drejtues të klubeve, donator dhe të gjithë komuniteti i futbollit në vendin tonë ju informoj tani më edhe zyrtarisht se do të jem Kandidat për KRYETAR të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Unë kam pritur që  FFK zyrtarisht të shpall zgjedhjet për kryetar për të ri-shpallur kandidaturën time të  cilën e kam shpallur në nëntor 2019, atëherë kur sipas Statutit të FFK-së do duhej te mbaheshin zgjedhjet për kryetar të FFK-së  në  Janar 2020. Mirëpo duke pa qe udhëheqja e aktuale e FFK-së nuk i mbajti zgjedhjet sipas Statuti në vitin 2020, dhe sot nuk është transparente dhe është involvuar në mbledhje të nënshkrime për kandidim për kryetar ende pa u shpall zgjedhjet që  tani duhet të mbahen në Korrik 2022.

Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve ( mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkëpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë  nga “kryetari aktual” i cili ia humbi shkëlqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë.

Për futbollin tonë është e domosdoshme që zgjedhjet në FFK të jenë të lira, transparente dhe demokratike, e jo zgjedhje të montuara apo të dirigjuar. Gara për kryetarin e FFK-së duhet të jetë për programet më të mira nga të cilat përfiton futbolli dhe jo për klane më të forta nga të cilat përfitojnë individ dhe humb futbolli.

Sinqerisht,Arianit Ahmeti Kandidat për Kryetar të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori