LAJMI I FUNDIT:

Argjentina pa gola me Perunë, rrezikon kualifikimin në botëror (Video)

Argjentina pa gola me Perunë, rrezikon kualifikimin në botëror (Video)

Lionel Messi dhe Argjentina janë në rrezik për të mos u kualifikuar në Botërorin, Rusia 2018 pas barazimit pa gola ndaj Perus në një nga ndeshjet kryesore kualifikuese që u zhvillua të enjten mbrëma.

Argjentina kishte dhjetëra raste shënimi përgjatë 90 minutave, me Messin i cili qëlloi shtyllën nga afërsia dhe një tjetër gjuajtje që kaloi pranë portës.


Ky rezultat lë argjentinasit në vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës së Jugut, jashtë top katër vendeve të para që garantojnë kualifikimin automatik dhe vendit të pestë që detyron një ndeshje playoffi ndaj Zelandës së Re për Botërorin e Rusisë.

Lajmet e fundit rreth Lionel Messit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Lionel Messit

Argjentina vazhdon kështu me formën e dobët me vetëm një gol të shënuar në tri ndeshjet kualifikuese.

Skuadra argjentinase që përfundoi si nënkampion në Botërorin e Brazilit tri vjet më parë luan ndeshjen përfundimtare të martën ndaj Ecuadorit në ajrin e mprehtë të Quitos në Andet latine, ku me një fitore Messi mund të sigurojë së paku playoffin me ekipin e tij.

Sidoqoftë, Argjentina ka fituar vetëm një ndeshje kualifikuese në udhëtim te Ecuadori që prej vitit 1996 dhe do të bëhej vendi i parë që nuk kualifikohet në Botëror pas pjesëmarrjeve të rregullta që prej vitit 1962.

Trajneri Jorge Sampaoli shihet si fajtori kryesor për këtë situatë, pasi Icardi u lëndua në stërvitje, Aguero pësoi aksident dhe sërish nuk e ftoi sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, teksa cilësoi Dybalën si të papërshtatshëm për të luajtur me Lionel Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori