LAJMI I FUNDIT:

Argjentina e nis me humbje, Kolumbia tregohet e fortë për kombëtaren e Messit

Argjentina e nis me humbje, Kolumbia tregohet e fortë për kombëtaren e Messit
Lionel Messi (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Argjentina e ka nisur me humbje fazën grupore të turneut Copa America. Albicelestët pësuan me rezultat 2-0 nga Kolumbia në ndeshjen e parë të Grupit B të zhvilluar në Arena Fonte Nova në Salvador të Brazilit.

Wilmar Barrios pati një nga rastet e para pas gjysmë ore lojë për Kolumbinë, mirëpo topi i tij u bllokua. Menjëherë pas, pati një moment të dyshimtë penalltie për kolumbianët, mirëpo gjyqtari me ndihmën e sistemit VAR vendosi se nuk ishte penallti.

(Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Një tjetër mundësi për Kolumbinë iu dha Radamel Falcaos, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Në fillim të gjysmës së dytë, Leandro Paredes pati një rast për t’u përmendur për argjentinasit, ndërsa më pas David Ospina intervenoi për mrekulli në goditjen e German Pezzellas.

(Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Ospina bëri një tjetër pritje të mirë në rastin e Nicolas Otamendit, ndërsa një mundësi të mirë e humbi edhe Lionel Messi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 71-të, ndërsa shënoi Kolumbia. Një angazhim individual i Roger Martinez, rezultoi me golin e epërsisë.

Fitoren e vulosi Duvan Zapata (86’), i cili reagoi më mirë në zonë pas një harkimi të ulët nga Jefferson Lerma. Kështu, Kolumbia arkëtoi tri pikë dhe qëndron në krye të grupit.

Festa e Roger Martinez me Yerry Mina (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Për herë të fundit, Argjentina e ka fituar këtë trofe në vitin 1993, ndërsa Leo Messi i ka humbur tri finale (2007, 2015 dhe 2016) dhe përpjekjet e tij për të fituar trofe me kombëtaren po vazhdojnë.

Paraguai dhe Katari janë dy përfaqësueset tjera që bëjnë pjesë në Grupin B, ndërsa akoma nuk e kanë zhvilluar takimin e parë.

Kualifikimin direkt e sigurojnë dy skuadrat e para në grup, ndërsa kualifikohen edhe dy kombëtare me pozicionim më të mirë në vend të tretë nga të gjitha grupet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori