LAJMI I FUNDIT:

Ardit Çuni lanson këngën e re “Leje”

Ardit Çuni lanson këngën e re “Leje”
Foto: Screenshot/YouTube

Artisti nga Shqipëria, Ardit Çuni, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Këngëtari i njohur së fundmi prezantoi projektin “Leje”, që e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ai bëri një paraqitje të mrekullueshme në klip duke sjellë disa lloje të vallëzimit së bashku me balerinën Jora Hodo.

“Super i lumtur t’iu prezantoj me këngën time më të re. Pas një periudhe të ngarkuar me Dancing With the Stars & Big Brother është koha për disa projekte shumë të bukura që mezi pres t’i ndaj me ju”, tha ai pas lansimit të këngës.

Të gjitha lajmet nga Ardit Çuni
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardit Çuni

“Nuk fituam Dancing por fituam një kërcim të fundit me balerinën më të mirë që kam njohur Jora Hodo”, vazhdoi më tej Çuni.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika është bërë nga Stiv me producim të Alex Gjonpalajt.

Për videon ndërkaq u përkujdes Sebastian Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Arditit. /Telegrafi/