Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’ ka pranuar fajësinë se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin. Aktgjykimi është paralajmëruar se do të shpallet të martën e ardhshme, më 7 shtator.
Pranimi i fajësisë nga Xhaferi, për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje, u bë të premten përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Ai akuzohet nga prokuroria se ne qershor të vitit 2012 me revolen e tij ka shtënë në drejtim të pandehurit Burim Osmani por nuk ka arritur ta godasë dhe vepra penale mbetet në tenativë, si dhe mbajtje në pronësi, në kontroll në posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fillim të seancës gjyqësore, prokurori i shtetit ka propozuar rikualifikimimn e veprës penale nga vrasja e rëndë në tentativë, në vrasje të rëndomtë në tenativë duke u bazuar në udhëzimet e Gjykatës së Apelit, ku lënda ishte kthyer edhe në rigjykim.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Agron Uka, i pandehuri ka pranuar fajësinë dhe është deklaruar që e ndien veten fajtorë për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.Pas konsultimeve me anëtarët e trupit gjykues, kryetari i trupit gjykues Islam Thaqi ka aprovuar pranimin e fajësisë që ëshë bërë nga i akuzuari në konsultim me mbrotësinë e tij.
Tutje, prokurori i shtetit ka deklaruar që me rastin e matjes së dënimit i ka propozuar gjykatës të marren parasysh të gjitha rrethanat në mënyrë që dënimi të jetë i arsyeshëm.
Po ashtu mbajtësi i të akuzuarit, avokat Ilmi Qerimi ka thënë që me rastin e matjes dhe shqiptimit të dënimit të merren parasysh rrethanat që shkojnë në favor të të akuzuarit, duke potencuar se me rastin e pranimit të fajësisë i akuzuari është penduar për veprën penale.Sipas prokurorisë 15.06.2012, në lagjen “Dardania I” rruga e IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmanin, ashtu që me revolen e tij ka shtënë në drejtim të pandehurit Burim Osmani por nuk ka arritur ta godas dhe vepra penale mbetet në tentativë, duke u arratisur nga vendi i ngjarjes.
I pandehuri akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të KPK-së si dhe “mbajtje në pronësi, në kontroll në posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” nga neni 328 paragrafi 2 të KPK-së.
“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Xhaferi ka të kaluar kriminale me 20 dënime të shqiptuara dhe me deklarime publike ku mburret për veprimet që i ka bërë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Alma Bektashi: Kam kaluar ilegalisht shumë herë kufirin gjatë studimeve të mija në Tiranë
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj
Deklaron mbi 58 mijë euro ‘cash’, zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel