LAJMI I FUNDIT:

Ard Islami: “O sa mirë” u harxhua, erdhi koha ta ndërpres dhe të filloj diçka të re (Video)

Ard Islami: “O sa mirë” u harxhua, erdhi koha ta ndërpres dhe të filloj diçka të re (Video)

Aktori, skenaristi dhe regjisori i njohur Ard Islami, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini.

I lindur në Gjilan me prejardhje nga Kosova Lindore thotë se si shumica e fëmijëve të Kosovë është rritur në një ambient ku ka ekzistuar frika.

E ëma merret me biznes të barnatoreve ndërsa babai është mësimdhënës në universitet. Ardi është djali i vetëm i familjes.

View this post on Instagram

Thank you FILTER @kushtrimqerimi

A post shared by Ard Islami (@ard_islami) on Apr 12, 2017 at 6:30am PDT

Ardi thotë se pas mbarimit të shkollës së mesme dëshira e tij ishte të bëhet ushtarak madje në SHBA, por nga një takim me një mik të vjetër ai i futet aktrimit.

Ai është i martuar me Elvirën dhe ka një fëmijë.

Aktori duke kujtuar kohën e studimeve thotë se sot ka lagje që i vjen turp të kalojë sepse bashkë me shoqërinë pasi kanë ikur pa paguar qiranë e banesës.

“Ka raste kur jemi futur në banesë në orën 3:00 ndërsa na kanë nxjerrë nga ajo në ora 3:20. Kemi fjetur nëpër parqe, studio të produksioneve, në Fakultet të Arteve etj…Kur kemi ardhur në Prishtinë të hënën i kemi tubuar paratë ndërsa të martën kemi mbetur pa to pasi i kemi harxhuar. Kjo ka pasur kënaqësinë e vet”, thotë Islami, përcjell Telegrafi.

Për publikun Ardi thotë se u bë i njohur me serialin “Tre gjermanët e trashë”. Ai thotë se serialet kanë rolë të dyfishtë pasi i bëjnë të famshëm aktorët e mirë por sipas tij ndonjëherë edhe femrat që nuk e njohin aktrimin bëhen të famshme me pjesët e tyre të trupit.

Islami është skenarist edhe i serialit të njohur “O sa mirë”. Ai thotë se krenohet me atë projekt dhe me ekipin që ka bashkëpunuar, por sipas tij seriali u shpenzua dhe ishte momenti të ndërprehet.

“Erdhi koha të ndërprehet projekti dhe unë të filloj diçka tjetër. Nuk ke çfarë jep më. Më mirë është të lihet kur ka shikueshmëri se kur të bie ajo”, thotë ai.

Në serialin më të ri “SH.P.K Nazi” ku ai është regjisor dhe skenarist, Ard Islami thotë se suksesin e ka pritur për shkak të kostos së kënaqshme, kastit të aktorëve dhe bashkëpunimit fenomenal me RTV Dukagjinin, ku transmetohet produkti.

Skenaristi i shumë serialeve thotë se në politikë (PDK) është kyçur për të dhënë shembull, që sipas tij do të vijnë në të ardhmen disa vetë e të thonë se “ky nuk është korruptuar asnjëherë”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori