Arbnor Ramadani i jep fund beqarisë — martohet me Ritën në një dasmë madhështore në Gjilan

Një nga futbollistët më të dalluar të viteve të fundit në futbollin kosovar, Arbnor Ramadani, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me bashkëshorten Rita Arifi.
Mesfushori i Llapit, i njohur për lojën e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj klubit, organizoi një ceremoni spektakolare të dasmës në një nga hotelet më të njohura të qytetit të Gjilanit.
Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm anëtarët e klubit të Llapit, por edhe shumë futbollistë të tjerë nga Superliga e Kosovës, të cilët e uruan çiftin për fillimin e një jete të re së bashku.

Atmosfera e dasmës ishte e mbushur me emocione dhe gëzim, ku për muzikën u kujdesën emra të njohur të skenës shqiptare si Linda Hakaj, Butrit Rashiti, Remzi Leka dhe këngëtarja e talentuar gjilanase Frosina Muji.
Arbnori dhe Rita kanë shkëlqyer në ditën e tyre më të rëndësishme, duke ndarë momente të paharrueshme me familjen, miqtë dhe të ftuarit e shumtë.
Në fushë, Ramadani po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, ndërsa tani, edhe jashtë saj, ka shënuar një “gol të jetës” — duke filluar kapitullin më të bukur të tij pranë Ritës. /Telegrafi/




















































