Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke rrëmbyer vëmendjen me paraqitjet e saj.

Së fundmi, Ismajli është shfaqur në një pozë mjaft provokuese në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Ajo është shfaqur me një kostum të brendshëm dypjesësh, të veshur me një palë xhinse.

Arbenita ka vënë në pah linjat atraktive trupore, për të cilat shquhet dhe janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.

Arbenita Ismajli përndryshe vazhdon të jetë në lidhje me reperin e njohur të estradës, Fero. /Telegrafi/