LAJMI I FUNDIT:

Arbenita Ismajli dhe Fero publikojnë imazhe ku shfaqen të përqafuar

Arbenita Ismajli dhe Fero publikojnë imazhe ku shfaqen të përqafuar
Arbenita Ismajli dhe Fero Foto: Instastory

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më të pëlqyerat në fushën e modelingut.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe të shumta për të mbajtur të azhurnuar fansat.


Gjatë ditës së sotme (e diel) ajo zgjodhi që të publikojë një fotografi, derisa shihej e përqafuar me Feron.

Foto: Instastory

Çifti shihej se ishin të fokusuar në laptop, kurse imazhi u ofrua për audiencën me bardh e zi.

Po ashtu, Arbenita është parë se është rikthyer sërish në punë, duke shpërndarë prapaskenat e realizimit të një fotosesioni.

Përndryshe modelja dhe reperi para disa ditësh u bënë prindër për herë të parë, duke pritur në jetë një vajzë. /Telegrafi/