LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani vihet në siklet kur një qytetare e pyet se pse nuk e prezanton më Big Brother, ndërhyn Alketa: Janë organizuar protesta jashtë

Arbana Osmani vihet në siklet kur një qytetare e pyet se pse nuk e prezanton më Big Brother, ndërhyn Alketa: Janë organizuar protesta jashtë

Në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, të drejtuar nga Arbana Osmani, e ftuara e radhës ishte prezantuesja e njohur e televizionit Klan, Alketa Vejsiu.

Të dyja figurat e dashura të ekranit shqiptar sollën një episod plot të qeshura, biseda të këndshme dhe një lojë të pazakontë.

Gjatë emisionit, Arbana dhe Alketa sfiduan veten duke marrë rolin e shitëseve ambulante. Të pajisura me tezgë dhe mjaltë për të shitur, ato iu drejtuan rrugëve piktoreske të Bogës, duke i dhënë publikut një shfaqje argëtuese dhe spontane. Në fund të ditës, të ardhurat nga shitjet ia dorëzuan zonjës që ua kishte lëshuar tezgën, duke treguar një gjest të bukur solidariteti.


Një moment i sikletshëm dhe njëkohësisht i këndshëm ndodhi kur një qytetare iu drejtua Arbanës me fjalët: “Sa mirë ishte te Big Brotheri, pse s’ke hyr prap? Nuk e jep askush si kjo”. Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura, por edhe një moment reflektimi për moderatoren.

Ndërkohë, Alketa Vejsiu, me humorin që e karakterizon, shtoi: “Kanë bërë protestë njerëzit aty, thonë pse s’e prezanton Arbana. Por e ka bërë një lloj ka bërë një shtëpi, fton njerëzit aty dhe vetë e prezanton”, duke theksuar kështu konceptin e emisionit të saj të ri “Mirëmbrëma Yje”.

Arbana Osmani kishte prezantuar dy edicione shumë të suksesshme të Big Brother VIP Albania, duke fituar zemrat e publikut me stilin e saj profesional dhe të përzemërt. Megjithatë, kur edicioni i tretë iu besua Ledion Liços, vendimi shkaktoi habi dhe diskutime të shumta mes ndjekësve. Arsyet e largimit të saj nga projekti mbeten ende të paqarta, duke lënë vend për spekulime dhe kuriozitet. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United

Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori