LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani konfirmon se është martuar me Eduart Grishajn në Toskanë – ndan detaje nga ceremonia e dasmës

Arbana Osmani konfirmon se është martuar me Eduart Grishajn në Toskanë – ndan detaje nga ceremonia e dasmës

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, u martuan të shtunën (17 qershor) në një ceremoni private.

Ajo kurorëzoi dashurinë me martesë në Toskanë të Italisë, ndërsa së fundmi në rrjete sociale konfirmoi edhe lajmet.


E njëjta ka ndarë disa detaje nga ceremonia, ndonëse nuk ka publikuar akoma fotografi nga dita më e rëndësishme e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

“Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer gjithmonë”, tha ajo.

Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

“E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do të jemi gjithmë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”, vazhdoi moderatorja.

Foto: Screenshot/Instagram

Ikona e “Big Brother” prezantoi edhe ekipin që kanë punuar për të kompletuar këtë dasmë duke shtuar: “Kur dy vite më parë i treguam Lulit që donim një dasmë në Toskanë tha menjëherë ‘e bëjmë’. Luli ka qenë me ne në çdo detaj e çdo hap. Faleminderit”.

“Marcela Lati më siguroi në kohë rekord fustanin e ëndrrave dhe bashkë me Mandin si dy miq tanët prej vitesh u kujdesën të na orientojnë për zgjedhjet e duhura sepse realisht nuk ka dasmë pa Mandin dhe Geraldina Sposa. E pastaj kur më thanë teksa e provoja, që fustanin e kam dhuratë prej tyre që ta veshë edhe Zoi mu mbushen sytë me lot. Faleminderit”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kjo është Frida. Artiste. Profesioniste e jashtëzakonshme që ka bërë magji me lulet dhe estetikën. Nuk ka qenë e lehtë për të. Por ka dhënë shpirtin dhe unë e di. Faleminderit”.
Martesa e Arbanës dhe Edit vjen pas dy fëmijëve së bashku. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori