LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite përpilon një listë të pabesueshme me katër lojtarë që synon t’i transferojë në vitin 2024

Arabia Saudite përpilon një listë të pabesueshme me katër lojtarë që synon t’i transferojë në vitin 2024

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka identifikuar katër nënshkrime të mëdha në vitin 2024, ndërsa ata kërkojnë të vazhdojnë marrjen e futbollistëve më të mirë në futbollin botëror.

Cristiano Ronaldo ishte ‘djali i posterit’ për Superligën e Arabisë Saudite kur nënshkroi një marrëveshje prej 200 milionë eurosh në vit me Al Nassr në dhjetor.


Kjo nisi procedurat dhe që atëherë një mori lojtarësh të klasit botëror që luanin për klube elitare janë bashkuar të gjithë.

Karim Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves, Fabinho, Jordan Henderson, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy, Marcelo Brozovic, Sergej Milinkovic-Savic, Sadio Mane, Roberto Firmino, Allan Saint-Maximin, Alex Telles dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga superyjet që janë transferuar.

Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër

Klubet e kontrolluara nga PIF – Al Ittihad, Al Nassr, Al Ahli dhe Al Hilal – me sa duket kanë një buxhet të pakufizuar transferimesh dhe po planifikojnë nënshkrime të tjera të mëdha që do të vijnë për sezonin 2024/25.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, i cili punon për TV Dello Sport dhe Sky Sport Italia, Shteti i Arabisë Saudite shpreson ta ketë ligën “të mbushur me yje futbolli”.

Ata i kanë vënë sytë në një katërshe emrash të njohur, me Mohamed Salah, Neymar, Kevin De Bruyne dhe Luka Modric janë në krye të listës së tyre.

Ylli i Liverpoolit, Salah, kohët e fundit ka zgjatur kontratën me klubin, por është lidhur me një kalim saudit, me zyrtarin e futbollit të Arabisë Saudite, Hafez Al-Medlej, duke bërë thirrje që liga të punojë për ta sjellë atë.

Modric, tani 37 vjeç, hodhi poshtë një nga “propozimet më të mëdha ndonjëherë në futboll” për t’u transferuar në Arabi Saudite këtë verë dhe në vend të kësaj do të qëndrojë me Realin.

Nuk ka pasur asnjë fjalë për ndonjë lidhje të De Bruyne, por Neymar ka tërhequr interes nga Al Hilal, i cili bëri një ofertë rekord botërore prej 300 milionë eurosh për shokun e skuadrës Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori