LAJMI I FUNDIT:

Apple lëshon përditësimin e ri të sigurisë pasi që zbuloi se pajisjet e tyre kishin dobësi ndaj hakerëve

Apple lëshon përditësimin e ri të sigurisë pasi që zbuloi se pajisjet e tyre kishin dobësi ndaj hakerëve

Apple gjatë së mërkurës lëshoi një përditësim të ri të sigurisë pasi që kompania zbuloi disa dobësi alarmuese të cilat u jepnin mundësi hakerëve që të marrin kontrollin mbi disa modele të pajisjeve të kompanisë, duke përfshirë edhe iPhone-ët.

Kompania tha se iPad-ët dhe Mac-ët të cilat operojnë me sistem softuerik më të vjetër kishin dobësi ndaj sulmeve të hakerëve.


Përditësimet e reja të sigurisë që janë bërë për iPhone-ët që fillon nga seria më e vjetër e iPhone 6s, të gjitha modelet e iPad Pro, iPad Air 2, gjeneratës së 5të të iPad-ëve, iPad Mini 4, dhe gjeneratës së 7të të iPod Touch, kanë për qellim të mbrojnë pajisjet ndaj sulmeve të këtilla, raporton NYPost, përcjell Telegrafi.

Apple zbulon dobësi serioze të sigurisë për iPhone, iPad dhe Mac
Lexo po ashtu Apple zbulon dobësi serioze të sigurisë për iPhone, iPad dhe Mac

Nga Apple deklaruan se hakerët potencialisht mund të futeshin në pajisje nëpërmjet një “përmbajtje në ueb të ndërtuar për qëllim të keq”.

Kjo do të thotë se hakerët mund të merrnin “qasje të plotë administratori” mbi pajisjen, duke u mundësuar “sulmuesve” që të imitojnë pronarin dhe të operojnë çfarëdo lloj softueri në emrin e tyre, thotë Rachel Tobac, drejtoreshë ekzekutive e SocialProof Security.

Njoftimi i bërë nga kompania ka nxitur ekspertët e sigurisë që të këshillojnë përdoruesit që t’i përditësojnë produktet e tyre të Apple, duke përfshirë këtu edhe kompjuterët. /Telegrafi/