Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të is-zyrtares Alda Klosi. Në vendimin të bërë publik këtë të premte, kërkohet që shuma mbi 500.000 euro, apartamenti, garazhi dhe makina e ish-zyrtares të konfiskohen dhe të kalojnë në pronësi të shtetit.
Sipas prokurorisë së Tiranës, hetimi penal vërtetoi se paratë dhe valuta euro/dollarë të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, janë vjedhur në banesën e Klosit.
Alda Klosi është liruar nga qelia e burgut pas përfundimit të afatit të dënimit.
Klosi u dënua nga gjykata me 2 vjet e 6 muaj, ku pas gjykimit të shkurtuar i duhej të kalonte në institucionin e vuajtjes së dënimit 20 muaj. Dënim të cilin e përfundoi përpara një jave.
Ndërkohë pas lirimit ajo do të qëndrojë në “Arrest shtëpie” për akuzën e dytë, atë të “Pastrimit të parave” derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjjykata.
Kujtojmë se fajtore u shpall dhe sanitarja e saj Rozeta Dobi e cila u dënua me 7 vite burg, me gjykim te shkurtuar 4 vite e 8 muaj.
Djali i saj Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, ku në aplikim te gjykimi të shkurtuar u dënua me 3 vite e 4 muaj.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetases A.K. pasi u vërtetua që pasuria objekt kërkese për konfiskim, nuk ka prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal.
Më datë 27.12.2022, kjo prokurori, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.9220, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal. Nga aktet e hetimit rezultoi se më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, se tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases A. K.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e R.D. dhe H.D. (autorë të vjedhjes), më datë 06.01.2023 janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: shuma prej 58.150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro. Ndërsa më datë 07.01.2023, ora 19.30, në banesën e tyre nga policia gjyqësore janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Shuma prej 404.800 (katërqind e katërmijë e teteqind).
Hetimi penal vërtetoi se paratë dhe valuta euro/dollarë të sekuestruara në banesën e shtetasve R.D dhe H. D., janë vjedhur tek banesa e shtetases A.K.
Gjithashtu, ndaj të pandehurës A. K., është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal dhe është dërguar kërkesa për gjykim me datë 09.10.2023.
Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e R. D dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj A.K., janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre.
Në këto kushte, brenda afatit gjashtë mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, paraqet kërkesën për konfiskim dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në bankën “Credins Bank”, sipas mandateve përkatëse datë 10.01.2023;
Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A. K.;
Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572-G 16 ZK 8210, Vol 42,Fq 74 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A. K.;
Autoveturë Toyota Rav 4, me targa AA170ZY, Nr. Shasie JTMBB31V50D109772, në pronësi të shtetases A.K. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit