Krishtlindjet duket se kanë ardhur herët këtë vit, pasi Anya Taylor-Joy shfaqi një veshje spektakolare në stilin e “Greatest Showman” për fushatën e re të Dior Beauty.

Aktorja 29-vjeçare, ambasadore globale e bukurisë për Dior, u shfaq si një zonjë e vërtetë cirku në setin elegant, e veshur nga koka te këmbët me të kuqe të ndezur.


Kostumi i saj i frymëzuar nga drejtuesit e cirkut, i kombinuar me një kapelë cilindrike dhe grim të përsosur, krijoi një pamje magjepsëse që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, shkruan DailyMail.

Në disa pamje të fushatës, Anyas iu bashkua modelja italiane Deva Cassel, ndërsa atmosfera e setit përçonte një ndjesi festive dhe elegancë klasike.

Me flokët biondë dhe buzëkuq të kuq të ndezur, Anya u shfaq si mishërimi i luksit dhe feminitetit që Dior përfaqëson.

Taylor-Joy, e cila u emërua ambasadore globale e Dior në vitin 2021, ka qenë prej atëherë një nga fytyrat më të dashura të markës.

Jashtë kamerave, ajo po shijon jetën e martuar me muzikantin Malcolm McRae, me të cilin u martua fillimisht në mënyrë private në New Orleans dhe më pas bëri një ceremoni madhështore në Venecia në 2023.

Në intervista të fundit, Anya ka folur me dashuri për partnerin e saj, duke e quajtur “tërësinë e saj tjetër” dhe duke thënë se marrëdhënia e tyre e ndihmon të rritet në mënyra të bukura e të papritura. /Telegrafi/