LAJMI I FUNDIT:

Antonio Contes i ofrohet mundësia të rikthehet në Serie A

Antonio Contes i ofrohet mundësia të rikthehet në Serie A

Trajneri italian i futbollit, Antonio Conte ka qenë prezent në shkallët e stadiumit në duelin mes Torinos dhe Napolit ku këta të fundit pësuan një humbje të hidhur me rezultat 3-0.

Pas përfundimit të ndeshjes në një bisedë të shkurtë me tifozët napolitanë, ai la të kuptohej se në një të ardhme të afërt mund të ulet në stolin e ekipit të tyre të preferuar.


Napoli ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e luajtura në Serie A, që prej rikthimit të trajnerit Walter Mazzarri dhe tani e shohin veten 22 pikë larg liderit të tabelës Interit.

Mediat napolitane raportojnë se Conte u tha tifozëve të Napolit të dielën se është gati të marrë  klubin në menaxhim deri në  fund të sezonit.

“Mund të bëhet, por unë dua që gjërat të bëhen siç duhet”, besohet se u ka thënë tifozëve tekniku italian.

Conte kishte zhvilluar tashmë negociata me zyrtarët e Napolit në tetor, por në fund ai refuzoi ofertën e tyre sepse nuk donte të merrte detyrën nga një trajner tjetër.

Napoli më pas shkarkoi Rudi Garcian në nëntor dhe e zëvendësoi atë me Walter Mazzarrin, i cili pranoi një kontratë deri në fund të sezonit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në qershor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori