LAJMI I FUNDIT:

Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me” për shkak të një lëndimi në gju

Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me” për shkak të një lëndimi në gju
Foto: Screenshot/YouTube

Anita Muçaj- Haradinaj tashmë është rikthyer në një nga konkurrentet më të dashura të “Dance With Me”.

Ajo së fundmi u bë e ditur se ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit me ç’rast ka bërë edhe një gjilpërë.


Spikerja e lajmeve njoftoi se për shkak të këtij dëmtimi nuk mund të kërcejë më dhe i duhet që të bëjë pushim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj”, u shpreh ajo.

“Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj Verën, të falënderoj ty, falënderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe”, vazhdoi nëna e tre fëmijëve.

Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita Muçaj - Haradinaj: Më ka dhënë epitetin nënë e grua
Lexo po ashtu Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita Muçaj - Haradinaj: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Duke përshkruar tutje përvojën në këtë spektakël, Anita shtoi: “Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushësh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori