LAJMI I FUNDIT:

“Anibar” mbyll aplikimin për këtë edicion – janë pranuar 1,531 filma të animuar nga 77 vende të botës

“Anibar” mbyll aplikimin për këtë edicion – janë pranuar 1,531 filma të animuar nga 77 vende të botës

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, Anibar ka mbyllur thirrjen për filmat e edicionit të 15-të të festivalit që do të mbahet në datat 15-21 korrik 2024, në qytetin e Pejës.

Përgjatë 7 muajve, kanë aplikuar 1,531 filma të animuar artistik nga 77 vende të botës, duke e bërë këtë numrin më të lartë të aplikimeve ndonjëherë.

Thirrja i’u është shpërndarë studiove të animacionit, regjisorëve të njohur por dhe atyre të rinj dhe me potencial në industri, departamenteve të animacionit nëpër Universitetet me nam botëror, dhe platformave të tjera të njohura për mbledhjen e projekteve të animuara.


Nga 34 shtete që kanë aplikuar në vitin e kaluar, këtë vit numri është zgjeruar në 43 shtete më shumë, duke përfshirë edhe vende si: Filipinet, Mianmar, Kazakistani, Egjipti, Ekuadori, Vietnami, Uruguai, Siria, Republika Arabe, Peru, Palestina, Zelanda e Re, Malajzia, Makao, Lebanoni, Iraki, Islanda, Ishujt Faroe, dhe Azerbajxhani.

Shënjestër nuk kanë qenë vetëm filmat më të rinj, por edhe ata që trajtojnë tema aktuale të shoqërisë bashkëkohore, duke i mbërthyer më së miri brenda këtij mediumi, shumë të rëndësishëm për festivalin.

Tashmë ekipi i programit është duke u marrë me përzgjedhjen e filmave për t’i ndarë ato në 6 kategori garuese, dhe 2 kategori speciale.

Garat e këtij edicioni do të jenë ajo Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, e Filmave për të Drejtat e Njeriut, Video-Animacioneve Muzikore, dhe e Audiencës së Re.

Ndërkaq, dy programet speciale do të jenë ajo e Panoramës dhe e Filmit Eksperimental.

Ndër të tjerash, Anibar do të ftoj dhe bashkëpunoj me profesionistë të fushës për kurimin e programeve tematike speciale, me fokus në koncepte dhe tema të veçanta të animacionit.

Nxitja e dialogut, dhe trajtimi i filmit të animuar si formë edukative dhe tërheqëse për të komunikuar çështje globale, përvoja individuale dhe kolektive nga perspektiva të lloj-llojshme është ajo se çka tenton të arrij Festivali Anibar përmes programit filmik të këtij viti.

Komunikimi për Programin e finalizuar Filmik pritet të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm, përderisa është duke u punuar në drejtim të finalizimit të të gjitha aspekteve programative për të bërë këtë edicion po aq të bukur dhe të paharrueshëm se edicionet paraprake. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori