LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie rrëfen vështirësitë gjatë xhirimeve të ‘Maleficent: Mistress of Evil’: Isha shumë e thyer

Angelina Jolie rrëfen vështirësitë gjatë xhirimeve të ‘Maleficent: Mistress of Evil’: Isha shumë e thyer
Angelina Jolie (Foto: Christopher Polk/Getty Images for The Critics' Choice Awards)

Ylli botëror, Angelina Jolie, duhej të punonte mjaft shumë për të gjetur forcën në vazhdimin e ardhshëm të filmit Maleficent.

Jolie i ktheu brirët verën e kaluar për të xhiruar Maleficent: Mistress of Evil, i cili publikohet këtë të premte, duke shënuar rolin e saj të parë të aktrimit përgjatë këtyre katër viteve.


“Ishte një kohë e vështirë”, ka thënë Jolie për People. “Isha duke kaluar një periudhë të vështirë dhe nuk ndihesha shumë e fortë. Në fakt, unë ndihesha mjaft e thyer. M’u desh një moment të ndieja përsëri forcën e [Maleficent]”.

Angelina Jolie (Foto: Mike Marsland/WireImage)

Jolie, 44 vjeçe, ka gjashtë fëmijë me ish-burrin e saj, Brad Pitt, 55 vjeç: vajzat Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13, Vivienne, 11 dhe djemtë Maddox, 18, Pax, 15, dhe Knox, 11.

"Maleficient 2" vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor
Lexo po ashtu "Maleficient 2" vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor

Por, ndërsa gjashtë fëmijët e saj ishin në Londër me nënën e tyre gjatë shumicës së xhirimeve, Jolie nuk mund t’i bënte ata të shfaqeshin në ekran këtë herë. Edhe Vivienne, vajza më e vogël e Jolie që u shfaq si Aurora e re në origjinalin e vitit 2014, nuk ishte në të.

“Unë u përpoqa”, thotë Jolie. “Viv ende nuk mund të besoj se e bëra atë një princeshë. Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshiron të jetë aktorë. Ata janë në biznes, punët humanitare, gjëra të tilla si kjo. Askush nuk u interesua”.

Jolie më parë tregoi se forca e saj e brendshme vjen nga dashuria e gjashtë fëmijëve të saj. Në premierën e filmit në Los Angeles, aktorja ka folur po ashtu për People, për dashurinë e saj për familjen. Kur e pyetën nga e kishte forcën, Jolie tha, “Fëmijët e mi”.

Teksa njëri nga djemtë e saj nuk mund të merrte pjesë në premierë, Jolie u bashkua nga fëmijët e tjerë, vëllai James Haven dhe babai Jon Voight. Voight, 80- vjeç, vlerësoi Jolie në premierë, duke thënë për People se vajza e tij ishte “shumë e fortë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori