LAJMI I FUNDIT:

Andy Murray po bëhet baba për herë të tretë

Andy Murray po bëhet baba për herë të tretë
Andy Murray dhe Kim Searrs (Foto: Getty Images/Guliver)

Ylli botëror i tenisit, Andy Murray, së fundmi ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Kim, janë në pritje të fëmijës së tretë.

Kampioni i dyfishtë i Wimbledon tha se gruaja e tij mund të lindë javën e ardhshme.


Ai dhe partnerja e tij, Kim Searrs kanë dy vajza, Sophia, tre vjeçe dhe Edie, e cila do t’i mbush dy vjet muajin e ardhshëm.

Andy Murray dhe Kim Searrs (Foto: Getty Images/Guliver)

Andy ka thënë për The Times: “Foshnja prej javës së ardhshme mund të vij në jetë”.

“Nëse foshnja vjen më herët në jetë, do të mungojë në Antwerp dhe pastaj besoj që do luaj në Paris Masters”.

Të gjitha lajmet nga Andy Murray
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andy Murray

Çifti u martuan në Dunblane në vitin 2015.

Andy Murray (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, britaniku ditë më parë tha se ishte gjithnjë e më i bindur të bënte një rikthim ne tenis, pas operacionit që iu nënshtrua në muajin janar. /Telegrafi/