LAJMI I FUNDIT:

“Andërr” vjen së shpejti në Teatrin Kombëtar me balerinët më të mirë në vend

“Andërr” vjen së shpejti në Teatrin Kombëtar me balerinët më të mirë në vend

Shfaqja “Andërr” ka si temë Kohën në kuptimin që askush nuk mund ta ndal, ta kontrolloj ose ta kthejë… e ajo ec gjithmonë dhe nuk e pret askënd.

Njerëzit nuk e vlerësojnë kohën aspak dhe mendojnë qe koha është e “garantuar” por në rastet kur dikush është ne gjendje të keqe shëndetësore ose kur ndodh ndonjë tragjedi, atëherë e kuptojmë se sa e rëndësishme është koha.


Kuptimi i titullit “Andërr” lidhet me lakminë e njeriut për gjëra materiale, për pushtet, autoritet e gjëra të tjera; e në fakt nuk i vlerëson të mirat e tjera që mund t’i ketë në jetë si familja, dashuria, shoqëria e vërtetë etj. Kur ndodh diçka e keqe në realitet, ne themi: “pse nuk ishte ëndërr, por e vërtetë”.

Dhe e kundërta: kur shohim diçka shumë të bukur në ëndërr, nuk dëshirojmë të zgjohemi sepse realiteti nuk na pëlqen; pra në disa raste do të donim të jetojmë në ëndrra. Ngjarja në shfaqje ndodh në një lagje, ku dëgjohet muzika Hip-Hop.

Është një komunitet që jetojnë në lumturi e harmoni mes tyre edhe pse nuk kanë para e të mira materiale.

Posteri i shfaqjes “Andërr”

Shumica aty kanë ëndrra për pasuri e shumë gjëra të tjera. Një çift kanë dashuri aq magjike sa mund ta quajmë “ëndërr”.

Kur ata janë bashkë asgjë nuk ekziston pos tyre dhe duket se koha ndalon në ato momente.

Djali fillon të hyjë në mendime shumë të thella e depresive duke u munduar të dalë nga ai realitet, nga ai ambient ku jeton dhe fillon ta ndjekë ëndrrën e tij. Ai e harron komplet vajzën që e donte aq shumë dhe pastaj ka pasoja të mëdha.

Në fund ai mundohet ta ndalë kohën por është e kotë. Shfaqja është me lëvizje të kombinuara mes baletit klasik, modern e Hip-Hop.

Pjesëmarrësit në këtë shfaqje me koreografi të Kreshnik Musollit janë emrat më të mirë të baletit në vend: Isa Beg Gjocaj, Sead Vuniqi, Aulonë Nuhiu, Sinan Kajtazi, Muhamet Bikliqi, Fisnik Sinani, Luljeta Ademi, Fatmir Smani, Teuta Krasniqi, Donmir Bilalli, Jeta Musolli, Frilon Podrimçaku, Vjollca Llugiçi, Ilir Krasniqi, Mërgime Morina, Vlora Prizreni, Liridon Mziu, Marigonë Hoxha, Nora Gashi, Mimoza Bytyqi, Besarta Shaljani, Elmedina Berisha dhe Flakarta Qorri.

Kjo shfaqje do të jepet premierë më 14 dhe repriza më 15 shkurt në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori