LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tregon pozicionin ideal të Bellinghamit te Real Madridi

Ancelotti tregon pozicionin ideal të Bellinghamit te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka folur edhe një herë për cilësitë që posedon Jude Bellingham, ndërsa ka veçuar pozicionin e tij ideal.

Real Madridi triumfoi 3-2 në miqësoren ndaj Milanit, ndërsa trajneri italian u pyet për lojën e mesfushorit anglez.


“Pozicioni më i mirë i Bellinghamit është 10-shi. Me cilësinë e tij për të luajtur pa top dhe për të hyrë në zonë, ai është alternativa më e mirë për rolin nr. 10”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.

“Atij i pëlqen të na vrasë": Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi
Lexo po ashtu “Atij i pëlqen të na vrasë": Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi

“Bellingham është i kompletuar. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe përfiton nga hapësira”, shtoi italiani.

Jude Bellingham ka luajtur pikërisht si nr. 10 kundër Milanit. Anglezi qëndroi pas Joselut dhe bashkëpunonte me Brahim Diaz, i cili luajti më afër krahut të djathtë.

Mesfushori dukej i mrekullueshëm në lojën kundërsulmuese dhe vrapimin në zonë gjatë posedimit të topit. Ai me siguri do të krijojë shumë shanse sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/