LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti kthehet të luajë një finale tjetër me Real Madridin, thotë se motivimi është i njëjtë sikurse në vitin 2014 kur e fitoi

Ancelotti kthehet të luajë një finale tjetër me Real Madridin, thotë se motivimi është i njëjtë sikurse në vitin 2014 kur e fitoi

Carlo Ancelotti e di se si është të fitosh një finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, pasi e kishte bërë këtë në vitin 2014 kur klubi fitoi trofeun e 10-të evropian në historinë e tyre.

Tani, Real Madrid ka 13 trofe dhe Ancelotti beson se lojtarët e tij veteranë janë pak më të relaksuar se sa kur i udhëhiqte para disa vitesh.

“Mendoj se motivimi është i njëjtë me atë të Lisbonës (2014), por këtë herë ka më pak nerva para ndeshjes. Mund të vijnë më vonë dhe kjo është mirë”.

Champions League
Lexo po ashtu Champions League

“Arritja në këtë finale ka qenë shumë e rëndësishme për klubin. Kemi pasur një sezon shumë të mirë dhe ndihemi të qetë”.

“Këta lojtarë i menaxhojnë shumë mirë këto lloj ndeshjesh dhe mendoj se lojtarët veteranë mund të ndihmojnë lojtarët më të rinj. Jam i lumtur që jam këtu duke u përgatitur për këtë ndeshje”, ka thënë Ancelotti.

Italiani gjithashtu reflektoi në finalet e tij të mëparshme të Ligës së Kampionëve si trajner dhe theksoi se e vetmja që e humbi ishte kur ndjeu se ekipi i tij luante futbollin më të mirë.

“Më kujtohen të gjitha këto finale të mëparshme, është e vështirë të besohet se ajo ku luajtëm më mirë [ AC Milan vs Liverpool në 2005] ishte e vetmja që humba”.

“Padyshim që nuk do t’u them lojtarëve që të luajnë keq për të pasur një shans më të mirë për të fituar, por gjithçka mund të ndodhë”.

“Duke luajtur mirë, ju keni një shans më të mirë për të fituar, por nuk mund të kontrolloni gjithçka në futboll”, deklaroi ai.

Në finalen e 2014, Real Madrid pati disa probleme me lëndime. Këtë herë, ata kanë ekipin e plotë.

“Ne patëm disa probleme lëndimesh në 2014 dhe fituam, kështu që është mirë që nuk kemi shqetësime për lëndimet këtë herë”, ka thënë Ancelotti.

Finalja zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në “Stade de France”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori