LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i dashuruar në Valverden

Ancelotti i dashuruar në Valverden

Fede Valverde është një lojtar kyç për Carlo Ancelottin edhe nëse ai nuk ka një rol të përcaktuar qartë. Trajneri i Real Madridit ka treguar se i pëlqen ta ketë uruguaianin në fushë, edhe nëse duhet ta luajë atë si mbrojtës i krahut.

Pasi e filloi sezonin si titullar, mesfushori është kthyer nga lëndimi dhe rifillon rolin e tij si njeriu i besueshëm i shërbimeve të Ancelottit. Duke shfrytëzuar shansin e tij në mesfushë në dy ndeshjet e fundit, ai tregoi vlerën e tij për ekipin kundër Cadiz dhe Athletic Bilbaos në ndeshjet e fundit të 2021, duke siguruar ekuilibër si dhe aftësinë për të krijuar shanse për gol.


23-vjeçari synon t’i bëjë gjërat më të lehta për trajnerin dhe, gjatë sezonit, ai është në fakt mesfushori i tij i dytë më i përdorur. Casemiro kryeson me 23 paraqitje, pastaj vjen Valverde me 19, i ndjekur nga Luka Modric (18), Toni Kroos dhe Eduardo Camavinga (të dy nga 17).

Shkathtësia e uruguaianit është në favor të tij për sa i përket kohës së lojës, pasi ai tashmë ka luajtur disa pozicione këtë sezon, duke përfshirë role të ndryshme në mesfushë, në krahun e djathtë dhe në krahun e majtë.

Në fakt, me 1131 minuta në fushë, Valverde është lojtari i 10-të më i përdorur nga Ancelotti këtë sezon. Nëse jo për lëndimin që e bëri atë të humbasë gjashtë ndeshje, numrat me siguri do ta vërtetonin atë si një nga lojtarët më të përdorur në skuadër.

I besueshëm dhe i gjithanshëm, Valverde po dëshmon se nuk ke nevojë domosdoshmërisht të bësh një pozicion ideal për të qenë një nga të preferuarit e trajnerit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori