LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Koha që “Mad Max” t’i përdorë armët e sofistikuara

Analizë – Koha që “Mad Max” t’i përdorë armët e sofistikuara
during the Serie A match between Juventus and Cagliari Calcio at Allianz Stadium on August 19, 2017 in Turin, Italy.

Ju kujtohet sigurisht personazhi i Maxit nga filmi i njohur aksion “Mad Max”. Ai preferon që të ndërojë armët e tij shpesh, arsenal të cilin e posedonte me aleatët në fortifikimin e krijuar. Në një moment, ai detyrohet që t’i vë në shfrytëzim armët e reja e t’u besojë atyre për hapin e radhës të madh.

Nuk po shkruaj synopsis të një filmi. Maxi për të cilin po flasim e ka kohën e fundit që të bëjë një hap më lart në nivel. Dhjetori premton të jetë një muaj kyç jo vetëm për luftën për Scudetto, por edhe shpresat e Zonjës së Vjetër të Maxit, pasi që ndeshjet e ardhshme mund të definojnë gjithë sezonin.

Një udhtim i largët te lideri Napoli, një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve me kualifikimin në rezik dhe një derbi i nxehtë i Italisë ndaj Interit fluturues të Spalletit në Allianz Juventus Stadium.
Kjo është agjenda e Juventusit për javën e parë të dhjetorit dhe duket se Massimiliano “Max” Allegri nuk mund t’ia lejojë vetes që të bëj ndonjë hap të gabuar për shkak të startit “të luhatshëm” të ekipit të tij këtë sezon.


“Mad Max” pa dyshim se ka qenë arsyeja kryesore për mos konsistencën e Juventusit, pasi që ai ka ndryshuar shpesh formacionin dhe deri tash ka refuzuar që të luaj rregullisht me shumicën e transferimeve të reja. Një shembull i qartë është Douglas Costa, i cili përkundër impaktit të tij të dukshëm sa herë hyn në fushë, ka marrë minutazh simbolik në javët e fundit.

Emergjenca e Costas duhet të limitojë kohën e lojës së Mario Mandzukicit në krahun e majt, pasi e ashtuquajtura “ideja e çmendur” e lojës me kroatin e madh në krahun e majtë ka hendikepuar potencën sulmuese të Juventusit në disa ndeshje, përkundër impenjimit dhe përkushtimit që Super Mario gjithnjë vë në lojë. Manduzkic duhet ët kthehet në rolin e tij si qendërsulmues dhe të jetë opsion i rotacionit me Gonzalo Higuain, i cili u duk i lodhur në fund të sezonit të kaluar.

Situata me Blaise Matuidin dhe Federico Bernardeschin është e njëjtë me atë të Douglas Costas, ashtu sikurse (harrojeni paraqitjen e keqe ndaj Sampdorias) ka bërë Bernardeschi sa herë ka hyrë në fushë duke pasur impakt pozitiv me kohë shumë të kufizuar të lojës. 23 vjeçari mund të jtë opsion i vlefshëm jo vetëm për krahun e djathtë, por edhe si përkrahës i Dybalas, i cili ngjashëm si Higuain u lodh në fund të sezonit të kaluar. Në anën tjetër, Matuidi tashmë ka dëshmuar se është mesfushori agresiv fizik i cili i ka munguar Juves sezonin e kaluar, por edhe ai edhe Bernardeschi ende nuk e kanë fituar besimin e plotë të Allegrit dhe prezencë më konstante në 11-shen e parë.

Me Sami Khediran dhe Stephan Lichtsteinerin që po startojnë javë pas jave, nuk është parë se kjo po i bën mirë edhe performancave të Juventusit, sidomos në ndeshjet me ekipet prestigjioze. Dhe, teksa Khedira mund të jetë ende i vlefshëm, 34 vjeçari i krahut të djathtë moti e ka kaluar kohën e tij të artë. Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, plus Mattia De Sciglion dhe Benedikt Howedesin që po kthehen në formë të plotë fizike, i ashtuquajturi dikur “Swiss Express” shpejt do t’ia këndojë vetes këngën e largimit nga klubi Bianconer.

De Sciglio dhe Howedes janë dukur të mirë ndaj Crotones. Teksa Crotone është larg kundërshtar më i fortë se sa rivali i radhës i Juves, performanca e dyshes pa dyshim se është premtuese dhe duhet t’ua sigurojë atyre kohë më të madhe në ndeshjet e ardhshme.

E njëjta vlen edhe për transferimet tjera të Juventusit, pasi që ata jo vetëm që janë në gjendje që të ndihmojnë ekipin në tejkailmin e pengesave të radhës, por loja më e rregullt me ta do t’ia lejonte Allegrit të mbajë ushtarët e vjetër të freskët kur të vijë fundi i sezonit. Me atë që duket të jetë lufta më e ngushtë për Scudetto ndër vite dhe me synimin që të arrihen fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, Juventusi dhe Allegri duhet të jenë mjaft të mençur që të tregojnë se e kanë marrë mësimin e tyre.

Allegri është i mirënjohur për qasjen e tij të kujdesshme kur vjen puna te futja e transferimeve të reja në skuadër, ashtu siç bëri punë të mrekullueshme me Dybalan, Moratan dhe Higuainin. Sidoqoftë, agjenda e ngjeshur e Juventusit dhe vuajtjet në fillim të sezonit mund t’u bëjnë favor Bianconerëve, pasi që këto telashe do ta detyrojnë “Mad Max” që të ri-karikojë armët e tij më herët se sa që ai mund të ketë dashur.

Tek e fundit, ku është poenta kur një ushtar e ka një AK47 dhe e mbanë atë në dollap?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori