LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Casemiro vs Paulinho – El Clasico e pancerëve brazilianë

Analizë: Casemiro vs Paulinho – El Clasico e pancerëve brazilianë

Rëndësia e mesfushës në duelin e El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk është sekrete, pro një gjë përcaktuese në fatin e këtij dueli.

Talenti brazilian është i pamohueshëm dhe përpos talentit të pakufishëm të Neymarit, Coutinhos multi dimensional dhe aromës për gol që zotëron Gabriel Jesus, në përfaqësuesen braziliane fshihet edhe pesha e El Clasicos të kësaj të shtune në Santiago Bernabeu. Dhe, nuk mund të imagjinohet një pjesëmarrje e kombëtares së Brazilit në Rusi pa dyshen e madhe braziliane.


Ata janë dy mesfushorë që imponojnë veten më shumë fizikisht se sa për kapacitetin e tyre dhe precizitetin për të kombinuar me pasime në hapësira të shkurtëra. Ata nuk janë relevantë kur vjen puna për të gjeneruar futboll në mesfushë, por në rolin e tyre në momentet e caktuara ata janë krucialë si në fushën e tyre, ashtu edhe në fushën rivale.

Casemiro vs Paulinho
Fitore: 7-12
Golat: 3 – 6
Asistimet: 0-2
Pasimet (e kompletuara): 652 (572) – 501 (445)
Përqindja e pasimeve të kompletuara: 87.73% – 88.82%
Rikuperimet: 95 – 41
Topat e humbur: 108 -97

Casemiro është bërë i pazëvëndësueshëm te Reali i ditëve të sotme, më saktësisht në duelet ndaj Barcelonës. Ishte nëntori i vitit 2015, kur në mënyrë indirekte, Rafa Benitez, atë kohë mbrojtësi i tij, e la në stol në El Clasico. Los Blancos pas një debakli ndaj Barceonës emëruan Ziadnen ku Casemiro u konsolidua si njeriu kryesor në vijën më defensive të mesfushës së Realit. Kurrë më lirë përpara nuk kanë luajtur Kroos e Modric.

Por, Casemiro është më shumë se sa një shkatërrues i nivelit të parë. Ai po ashtu ka shënuar gola shumë të rënëdsishëm falë aftësisë për t’iu bashkua sulmit në momente vendimtare e sforcuese. Në këtë sens, ai ndihmoi të vendosej finalja e titullit të 120të ndaj Juventusit dhe në Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit.

Loja e Messit varet nga Paulinho

Futbolli i Paulinhos ka qenë diçka më ofensiv se sa i bashkëkombasit të tij te Real Madridi.

Sidoqoftë, ai është shumë vendimtar falë qasjes atletike që posedon. Ai ka shënuar gjashtë gola në kampionat falë aftësisë së tij të mrekullueshme për të thyer vijat kundërshtare dhe ai e ka një të mirë që rastin nuk ta falë.

I kritikuar nga disa analistë në Spanjë, ai është shndërruar në lojtar kyç për Valverden, e në veçanti për Messin, i cili e sheh brazilianin si një lepur i cili ja hapë rrugën në vijën e mesme të sulmit. Jeta e numrit “10” në El Clasico varet shumë nga lëvizjet e dy pancerëve prazilianë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori