LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Arma më e fortë e Valverdes kundër Zidanes nuk është arma, po karma!

Analizë: Arma më e fortë e Valverdes kundër Zidanes nuk është arma, po karma!

Real Madridi e pret Barcelonën në El Clasico të shtunën dhe rrethanat e të dyja ekipeve kanë ndryshuar në mënyrë drastike që prej përballjes së tyre të fundit.

Zinedine Zidane ishte plot buzëqeshje kur Reali fitoi 2-0 falë golave të Asensios dhe Benzemas në ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës, duke siguruar një fitore me rezultat të përgjithshëm prej 5-1 që atë kohë shërbeu si konstatim për statusin e mbretërve të pazëvëndësueshëm në futbollin spanjoll.

Kjo ishte në gusht. Pak kanë parashikuar se në rrethana respektive Zidane dhe Valverde do të përballeshin në El Clasicon e radhës katër muaj më vonë.

Barca sapo kishte dy humbje në katër ditë nga rivali i përbetuar dhe u duk pa ndihmë teksa një prej diamantëve nga kurora, Neymar, u largua drejt Parisit, e kjo u pasua nga raste gjyqësore, dështim në tregun e transferimeve dhe rritje të spekulimeve për të ardhmen e Messit.

Për kontrast, fitorja në Superkupë ishte titulli i katërt në tri muaj për Realin, pasi më parë fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës. Mbretërit thjesht nuk po bënin asnjë gabim – suksesi ishte në secilin kënd.

Por, teksa Reali po përgatitet që të presë armiken e vjetër në Santiago Bernabeu të shtunën, Barca po qëndron në maje të La Ligas, me Realin që po ndjekë me 11 pikë më pak e një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga skuadër e thellë (në kualitet), me problem të thellë

Asnjë ekip nuk ka arritur që të rikuperojë një deficit prej 10 pikësh për dallim me majen e tabelës dhe në fund ta fitojë La Ligan dhe kjo është e vështirë të parashikohet edhe tash duke parë gjendjen e skuadrës së Zidanes që vazhdon të provojë të identifikojë arsyen prapa sezonit zhgënjyes.

Sezonin e kaluar, stoli i Realit përbëhej nga emra si Pepe, Danilo, James dhe Morata, me këtë të fundit që realizoi 15 gola në 14 ndeshje si startues. Që të gjithë u lejuan që të largohen.

Morata dhe James i sollën përfitime prej 150 milionë euro Realit

Blerjet u kufizuan në vetëm dy emra të rinj si Theo Hernandez dhe Dani Ceballos, përderisa Jesus Vallejo, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral u rikthyen nga periudhat huazuese për të mbushur hapësirat në skuadër.

Hapësira për të rinjt është një politikë interesante e cila mund të ketë implikime të mëdha për Zidanen në vitet në vijim, por të rinjt e lartpërmendur kanë arritur vetëm 11 startime këtë sezon në La Liga. Injektimi i aq shumë të rinjve menjëherë është një manovër e rrezikshme.

Vigjilenti Valverde

Të tilla rreziqe monumentale nuk ka pasur nga Valverde. Nëse jo ndonjë gjë tjetër, ish-trajneri i Bilbaos ka preferuar të luaj sa më sigurt që është e mundur që prej se arriti në fund të gushtit në atë që u duk një krizë e thellë.

Ai shpejt i ka fituar zemrat e njerëzve me qasjen e tij të qetë në konferencat për shtyp, një ndryshim drastik nga qaramani Enrique, i cili u largua nga Barca bashkë me politikat e tij për të dënuar lojtarët që vonoheshin në stërvitje.

E sigurtë është, Barcelona nuk po luan futboll që rivalizon ditët e Pep Guardiolas, por Valverde e ka bërë më të sigurtë si ekip, duke pranuar vetëm 0.43 gola për ndeshje, krahasuar me 0.97 gola të pranuar sezonin e kaluar.

Por, natyrisht se veprimi i tij më i mrekullueshëm dhe më i thjeshtë ishte ta zhvendosë Messin në zemër të çdo gjëje që bën Barcelona – duke ndihmuar klubin që të mbledhë tetë pikë më shumë se sa që ka pasur në të njëjtën pikë sezonin e kaluar 2016-2017.

Shfrytëzimi i Magjisë Messi

Loja e Valverdes me taktikat e Barcelonës ka rezultuar në një ekip që më parë ishte radikal 4-3-3, në një formacion që tash është bërë më fluid, e që e sheh si rezultat Messin duke u okupuar në një rol më qëndror.

Dhe, teksa mbështetësit e Messit nuk ishin aq të talentuar sikurse sezonin e kaluar kur Neymar po vallëzone nëpër mbrojtësit kundërshtarë me fanellën e Barcelonës, Messi ja ka dalë ta ngrisë veten në një nga lojtarët më vendimtarë në kampionat.

Ai ka 14 gola dhe pesë asistime në emër të tij, teksa ka mesatare prej 2.75 goditjeve në kornizë, e kjo është shenjë e përmirësimit të tij nga sezoni i kaluar (2.26).

Kështu, edhe pse Valverde ka humbur talent me largimin e Neymarin, ai e ka adaptuar ekipin e tij në një mënyrë që e ka bërë Barcën më solide në mbrojtje pa e ngarkuar Messin.

Madridi i huqjeve

E njëjta nuk mund të thuhet për Zidanen dhe Realin. Kampionët aktualë janë dukshëm më jo-efektivë se sa sezonin e kaluar.

Cristiano Ronaldo dhe Benzema kanë qenë figurat kyçe të huqjeve, duke arritur vetëm gjashtë gola së bashku në La Liga deri atni, me përqindjen e konvertimit të tyre në vetëm 7.02 për qind, 10 për qind më keq se sa vitin e kaluar (19.53 për qind dhe 20.37 për qind).

Kjo, pa ndonjë befasi të madhe, ka pasur impakt të madh në produktivitetin e Real Madridit në fazën finale, me përqindjen konvertuese që ka rënë në 13.57 për qind si ekip i tërë, për dallim nga 20.35 për qind sa ishte sezonin e kaluar.

Ronaldo ka qenë efektiv në gara tjera, pasi statistika e tij prej nëntë golave në gjashtë ndeshje të Ligës së kampionëve e tregojnë këtë, por golat me rëndësi në La Liga vazhdojnë ta ndjekin si hije nga prapa.

Përderisa Messi ka vazhduar mahnisë me përkrahje më të vogël sulmuese, sulmuesit e Realit kanë qenë më të dobët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë standardet e zakonshme të tyre dhe në nivel kaq të dobët, kjo mund t’u kushtojë atyre me titullin e kampionit.

Kjo është karma e Zidanes për triumfin e pamëshirshëm në Superkupë. Dhe, arma më e fortë e Valverdes është pikërisht karma.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori