LAJMI I FUNDIT:

Analiza e WSJ: Rreth 70 për qind e shtëpive janë dëmtuar ose shkatërruar në Gaza

Analiza e WSJ: Rreth 70 për qind e shtëpive janë dëmtuar ose shkatërruar në Gaza

Wall Street Journal raporton se mbi gjysma e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar shkaku i sulmeve izraelite, një shifër që përbën pothuajse 70 për qind të shtëpive.

Gazeta amerikane i referohet fotografimeve satelitore të Rripit të Gazës dhe metodave të tjera teknologjike.


Gazeta vuri në dukje se ndërtesat e goditura përfshijnë fabrika, shtëpi lutjesh, shkolla, qendra tregtare dhe hotele.

Izraeli ka thënë se shumë shkolla, xhami dhe ndërtesa të tjera janë goditur pasi janë përdorur për qëllime ushtarake dhe si baza operimi për militantët e Hamasit.

WSJ shton se vetëm tetë nga 36 spitalet e Gazës mund të pranojnë pacientë dhe se shumica e infrastrukturës bazë, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe komunikimet janë shkatërruar.

Forcat izraelite eliminojnë dhjetëra persona të armatosur në qytetin e Gazës
Lexo po ashtu Forcat izraelite eliminojnë dhjetëra persona të armatosur në qytetin e Gazës

“Fjala ‘Gaza’ do të hyjë në histori së bashku me Dresdenin dhe qytetet e tjera të famshme që janë bombarduar”, tha Robert Pape, profesor në Universitetin e Chicagos, i cili ka shkruar për historinë e bombardimeve ajrore.

Ndryshe, Izraeli pos Libanit, ka vazhduar edhe sot sulmet ndaj caqeve të militantëve të Hamasit në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/