LAJMI I FUNDIT:

Analistët: OBRM-PDUKM-ja po dorëzohet, kriza po shkon drejt fundit (Video)

Analistët: OBRM-PDUKM-ja po dorëzohet, kriza po shkon drejt fundit (Video)

Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe paralajmërimet e presidentit Gjorge Ivanov se mund të japë mandatin për formimin e Qeverisë, sipas analistëve Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin veçmë janë hapat e parë të zgjidhjes përfundimtare të krizës dhe dorëzimit të OBRM-PDUKM-së. Analisti Ramadani madje shton se mund të ketë tentim nga kryesia e OBRM-PDUKM-së për të sjellë ndonjë satisfaksion karshi anëtarësisë së tyre, por ata e kanë kuptuar realitetin se duhet të jenë në opozitë.

“Ekziston mundësia, duhet shumica parlamentare por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm se ata mund të bëjnë ndonjë incident sporadik aty këtu, por nuk kanë tani e tutje ndonjë potencial huliganësh siç themi ne ose vrasësish të cilët mund të bëjnë situata të cilat mund të jenë të pakontrolluara. Dhe duhet shpresuar se shumë shpejtë do të merret edhe mandati, do formohet edhe qeveria dhe dalëngadalë do të nisin punët të hecin nga e para”, deklaroi analisti politik Ismet Ramadani.


Sipas profesorit universitar Nano Ruzhin, faza e parë e krizës ka përfunduar me zgjedhjet e kryetarit të parlamentit, por se edhe prezenca e diplomacisë së fuqishme amerikane ka mundësuar të tejkalohen sfida të caktuara të krizës në Maqedoni.

“Ne tani hymë në një fazë të dytë në të cilën në dy tre javët e ardhshme pritet të votohet Qeveria pavarësisht nëse Ivanovi do ta japë mandatin ose jo. Më pas do të fillojë, do të thoja një lloj i demokracisë, degruevizmit, poashtu edhe debllokim i institucioneve. Në këtë moment institucioni i vetëm që është debllokuar është Parlamenti, por ne kemi një sërë ministrish dhe ndërmarrje publike ku ende sundojë funksioner politik të cilët janë nën ndikimin e DPMNE-së dhe mendoj se ky është një proces që do të zgjasë më gjatë”, u shpreh analisti politik Nano Ruzhin.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori