LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Në Samitin e Berlinit, liderët e vendit të arrijnë kompromise për vazhdimin e dialogut

Analistët: Në Samitin e Berlinit, liderët e vendit të arrijnë kompromise për vazhdimin e dialogut
Foto nga Arkivi

Në Samitin e Berlinit i cili pritet të mbahet më 29 prill, ku nikoqir do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, liderët kosovarë duhet të jenë të gatshëm të arrijnë kompromise për vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin analistët e çështjeve politike, Belul Beqaj dhe Ramush Tahiri.


Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj, tha se më e rëndësishme se qëndrimet e liderëve kosovarë do të jetë gatishmëria  e tyre, që para nikoqirit, të arrijnë një kompromis  për vazhdimin e procesit të dialogut.

Haradinaj: Taksa nuk hiqet as në Samitin e Berlinit, e as në ndonjë samit tjetër
Lexo po ashtu Haradinaj: Taksa nuk hiqet as në Samitin e Berlinit, e as në ndonjë samit tjetër

Sipas tij, kompromisi racional do të duhej të ndërlidhet me gatishmërinë e dy palëve për t’i hequr pengesat e vazhdimit të dialogut.

“Kryeministri i Kosovës për të hequr tarifën ndërsa kryetarët e Serbisë dhe Kosovës , temën e ndarjes”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa, politologu Ramush Tahiri e vlerësoi lart Samitin e Berlinit pasi  siç tha ai, marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave
Lexo po ashtu Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave

Në këtë Samit, sipas tij do të bisedohet për tema të Integrimeve Evropiane, si dhe bashkëpunimi shumëpalësh dhe dy palësh mes vendeve.

Tahiri tha se Kosova në këtë Samit po shkon me qëndrime të përbashkëta në shumicën e rasteve por edhe me qëndrime dalluese.

“Qëndrimet dalluese janë ndërmjet kryeministrit dhe presidentit. Kjo shihet dhe nga qëndrimi i zyrës së presidentit ku tha se nuk ka nevojë të takohet presidenti me kryeministrin para se të shkojnë, por secili do t’i shpreh qëndrimet  e veta kushtetuese dhe ligjore. Për mendimin tim, kjo është një lojë e pandershme mes kryeministrit dhe presidentit sepse dëshirojnë ta shfrytëzojnë Samitin e Berlinit për favore të partive që i përfaqësojnë, edhe pse presidenti është jo partiak në këtë rast”, ka thënë ai.

Vuçiq flet për bashkimin e Mitrovicës, tregon nëse kjo ide mund të paraqitet në Samitin e Berlinit
Lexo po ashtu Vuçiq flet për bashkimin e Mitrovicës, tregon nëse kjo ide mund të paraqitet në Samitin e Berlinit

Tahiri u shpreh se nuk do të diskutohet çështja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, por do të inkurajohen palët në dialog.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës pritet dhe inkurajohet nga të gjitha vendet dhe rruga e përparimit në BE varet nga marrëveshjet që do të bëjnë këto dy vende. Ndërsa BE do të përkrahin marrëveshjen e tyre”, ka thënë tutje, Tahiri.

Në Samitin e Berlinit të bëhet e qartë se territori i Kosovës nuk negociohet, thonë analistët
Lexo po ashtu Në Samitin e Berlinit të bëhet e qartë se territori i Kosovës nuk negociohet, thonë analistët

Ndryshe, të ftuar në këtë Samit nga Kosova janë Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa nga Serbia Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrja Ana Brnabiç.

Thaçi, Vuçiq, Gjukanoviq dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra. /Telegrafi/