LAJMI I FUNDIT:

Ana Kabashi sjell këngën e re “Për dashni”

Ana Kabashi sjell këngën e re “Për dashni”
Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ana Kabashi ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.

“Për dashni” mban titullin kënga e artistes shqiptare, të cilën e ka sjell me një videoklip të veçantë.


Këngëtarja e njohur vjen po ashtu me shumë stil e paraqitje të mahnitshme në videoklipin e këtij projekti.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Elinel, kurse ky i fundit u përkujdes edhe për vijën melodike së bashku me Anën dhe producentin Rzon.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në studion e këtij të fundit duhet theksuar se është bërë edhe producimi i tërë këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja u realizua nga “Kotorri” dhe besohet se do të ketë një pëlqyeshmëri të madhe nga ana e publikut.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të netd muzik. /Telegrafi/