LAJMI I FUNDIT:

Ana Kabashi: Gjithçka është më e ngulfatur në këtë treg muzikor, por ka vend për të gjithë

Ana Kabashi: Gjithçka është më e ngulfatur në këtë treg muzikor, por ka vend për të gjithë
Ana Kabashi (Foto: Instagram)

“Ami Lekt” titullohet një prej realizimeve më të fundit të këngëtares nga Peja, Ana Kabashi.

Ky projekt i kompletuar edhe vizualisht me një video mjaft të veçantë dhe ndryshe ngaqë jemi mësuar u prit mjaft mirë nga publiku. Dhe për këtë ajo thotë se kishte reagime të ndryshme nga fansat e saj, por që më së shumti ishin pozitive.

Ana Kabashi publikon këngën e re "Ami Lekt", vjen tërheqëse dhe atraktive në klip
Lexo po ashtu Ana Kabashi publikon këngën e re "Ami Lekt", vjen tërheqëse dhe atraktive në klip

“Është një këngë më ndryshe që nuk është bërë deri më tani, jam shumë krenare për këtë këngë sepse është për vajzat e pavarura dhe është prit mjaft mirë nga publiku dhe reagimet kanë qenë të ndryshme por pozitive”, ka thënë Ana për Telegrafin.

Ana Kabashi në xhirimet e klipit të ri “Ami Lekt” (Foto: Telegrafi)

Duke qenë se prej vitesh është pjesë e estradës, Ana flet edhe për ndryshimet që janë bërë në ditët e sotme në muzikë.

“Ka ndryshuar gjithçka në muzikë nuk është me rock n roll, tani është hip hop dhe popullore gjithçka është më e ngulfatur në këtë treg por që ka vend për të gjithë ama duhet të gjesh një shtek të boshatisur për tu veçuar nga të tjerët të cilën e kam dhe po shkon mjaft mirë”, shton më tej Kabashi.

Krahas muzikës, këngëtarja në fjalë komentohet tejet shumë për dukjen dhe natyrisht se i kushton rëndësi të madhe edhe klipit, por mbi të gjitha ajo thotë se nuk është femër e komplikuar.

“Nuk mendoj që në videoklip duhet të dukesh 100% e rregullume dhe prej vet faktit që unë në videoklipe përveç garderobës të tjerat të gjitha i bëj vet dhe nuk jam aspak njeri i kompleksuar edhe nëse nuk dukem 100% perfekt nuk ka lidhje sepse në realitet nuk jemi perfekt dhe është gjë normale të dukemi normal”.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Veç të tjerash, Ana po vazhdon të punojë në prurje të reja dhe tregon se së shpejti vjen me një bashkëpunim. “Kam një duet që pritet të realizoj shumë shpejt me dikë që do e shihni në vijim”, shton më tej ajo.

Krejt në fund, zeshkania jep një mesazh të fuqishëm për të gjithë duke thënë, “të jemi sa më pozitiv dhe falënderues për jetën që e kemi të sillemi sa më mirë me njëri-tjetrin sepse gjithçka në këtë jetë sillet dhe mirësia është gjithmonë ajo që na bën të jemi njerëz”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori