Ende nuk dihet se cila agjenci amerikane po i dërgon armët e as të çfarë llojit. Thuhet se Pentagoni nuk i dërgon, ndaj dyshohet në CIA-n.

Ndihmë tjetër amerikane janë sulmet ajrore në këtë rajon.


Sekretari amerikan John Kerry ka thënë sot në Australi se Iraku do të përjetojë ndryshime me zgjedhjen e presidentit të ri, përkundër kërcënimeve që po i bënë kryeministri Nouri al-Maliki se do të ankohet nëse presidenti i ri nuk e emëron atë kryeministër, transmeton Telegrafi. Kerry tha se amerikanët bashkëpunojnë me presidentin Fouad Massoum dhe se janë tre kandidatë për kryeministër.

Sipas tij, procesi i formimit të qeverisë së re është për paqen dhe stabilitetin në Irak dhe se Maliki nuk do të “turbullojë këto ujëra”! /Telegrafi/