LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së formon task forcën, për të adresuar shqetësimet lidhur me inteligjencën artificiale

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së formon task forcën, për të adresuar shqetësimet lidhur me inteligjencën artificiale

Udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së njoftuan sot se po përgatiten të formojnë një grup pune dypartiak, për të eksploruar legjislacionin e mundshëm për të adresuar shqetësimet rreth inteligjencës artificiale.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries, thanë se grupi i punës do të ngarkohet të prodhojë një raport gjithëpërfshirës dhe të marrë në konsideratë “masat mbrojtëse që mund të jenë të përshtatshme për të mbrojtur kombin nga kërcënimet aktuale dhe ato në zhvillim”, raporton Reuters.


Raporti i grupit të punës do të përfshijë “parime dhe rekomandime largpamëse e propozime politikash dypartiake, të zhvilluara në konsultim me komitetet” në Kongres, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekste, foto dhe video të bazuara në pyetje të hapura, ka ngritur një sërë frikash, nga disa punë të vjetruara brenda natës, tek ndikimi i vullnetit elektoral e katastrofat e mundshme njerëzore.

Vëmendje të veçantë fitoi një telefonatë e automatizuar që përdorte një zë të gjeneruar të presidentit të SHBA-së, Joseph Biden, duke u thënë njerëzve që të mos votonin për të në zgjedhjet paraprake demokrate në New Hampshire.

Komisioni Federal i Komunikimeve këtë muaj i shpalli të paligjshme thirrjet e bëra nga zërat e gjeneruar nga AI. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori