LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard shihet për herë të parë në publik që kur humbi gjyqin ndaj Johnny Depp

Amber Heard shihet për herë të parë në publik që kur humbi gjyqin ndaj Johnny Depp

Amber Heard është fotografuar për herë të parë që kur humbi gjyqin e saj për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Ajo është parë duke udhëtuar për në New York me një avion privat -pavarësisht se avokatët e saj këmbëngulin se nuk mund të përballojë shumë prej tetë milionë dollarë si dëmshpërblim për aktorin.


Ylli 36-vjeçar i “Aquaman” u bashkua nga motra e saj, Whitney dhe asistentja e saj për udhëtimin, i cili duket se ka zgjatur vetëm disa orë para se ajo të kthehej në Washington, DC, duke hipur sërish në një avion privat për udhëtimin tjetër.

Amber Heard (Foto: Backgrid)

Nuk dihet se cili ishte qëllimi i udhëtimit të Heardit në Neëw York, megjithatë ajo ishte veshur me këmishë të gjelbër, pantallona të zeza dhe taka të larta.

Flokët e saj biondë ishin stiluar me valë magjepsëse dhe biondja mbante edhe një çantë YSL prej 2890 dollarësh.

Motra e Amber Heard flet për herë të parë pas fitores së Johnny Depp: Qëndroj me ty, e vërteta është gjithmonë në anën tuaj
Lexo po ashtu Motra e Amber Heard flet për herë të parë pas fitores së Johnny Depp: Qëndroj me ty, e vërteta është gjithmonë në anën tuaj

Imazhet e tregojnë atë duke ecur nëpër lagjen Flatiron të qytetit me një ekip njerëzish, përfshirë anëtarë të sigurisë, të cilët iu bashkuan asaj gjatë gjithë udhëtimit.

Duket se vizita mund të ketë qenë profesionale, pasi aktorja është parë duke dalë nga një makinë në aeroportin privat Teteboro me një dosje dokumentesh në dorë.

Depp theksojmë që fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim në fitoren kundër ish-gruas së tij, Amber Heard.

Amber Heard (Foto: Backgrid)

Të njëjtit gjatë gjithë gjyqit gjashtë-javor bënë rrëfime e dhanë dëshmi tronditëse për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Amber Heard (Foto: Backgrid)

Amber Heard (Foto: Backgrid)

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori