Emily Ratajkowski u fotografua në Romë duke shijuar momente romantike me të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras, ish-partnerin e Dua Lipës dhe Rita Orës.

Çifti, i cili u pa për herë të parë duke u puthur në New York në nëntorin e kaluar, tashmë e ka bërë lidhjen publike edhe në Instagram.


Gjatë shëtitjes në Romë, 35-vjeçarja dhe Gavras nuk i kursyen afrimitetet dhe u fotografuan duke u puthur pasionante, shkruan DailyMail.

Emily ishte veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe atlete të bardha, ndërsa Gavras zgjodhi një bluzë kaki, tuta të bardha dhe atlete Asics, të kombinuara me një kapele Ralph Lauren.

Kjo është lidhja më e gjatë e Ratajkowskit që nga divorci i saj me producentin Sebastian Bear-McClard në vitin 2022.

Modelja, e cila ka një djalë me ish-bashkëshortin, së fundmi ka nënshkruar edhe një kontratë libri me vlerë shtatëshifrore, që do të trajtojë jetën e saj sentimentale dhe seksuale si nënë beqare.

Ratajkowski ka folur së fundmi për jetën pas divorcit, duke treguar se pas ndarjes nisi një periudhë të re në jetën sentimentale dhe kërkoi të zbulonte një version të ri të vetes.

Në vitet pas ndarjes, ajo është përfolur për lidhje me Brad Pitt, Harry Styles, Pete Davidson, Eric André dhe DJ Orazio Rispo. /Telegrafi/