LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë shpreson në një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë shpreson në një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe ndihmën e amerikanëve dhënë në të gjitha etapat për popullin shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, ambasadori Hasani, ka thënë se e ka njoftuar ambasadoren Kim për zhvillimet politike në Kosovë.


Ndërsa ka thënë se ambasadorja Kim pret që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me një marrëveshje të përgjithshme, për të cilën angazhohet edhe SHBA-ja.

Njoftimi i plotë i ambasadorit Hasani:

“Dje prita në Ambasadën e Kosovës, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Në takimin tonë miqësor, biseduam për marrëdhëniet tona historikisht miqësore, mes Amerikës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. E falënderova ambasadoren për mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake që ka bërë e po e bëjnë për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një falënderim për të gjithë Presidentët Amerikanë që kanë dalur në mbrojtje të popullit Shqiptar në kohë të ndryshme të zhvillimit të shtetit e kombit në histori.

I shpreha falenderim ambasadores për rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Amerika në çlirimin e Kosovës dhe në zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Po ashtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rreth saj dhe ndamë mendime të njëjta për zhvillimet në rajon. Ndërsa Ambasadorja Kim, potencoj sa e rëndësishme është Kosova dhe çështja e Kosovës për administratën Amerikane, më së miri shihet që Riçard Grenell është i ngarkuari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Andaj dhe shpreson në fund në arritjen e një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadorja Kim shpreh kënaqësinë e saj që ishte për vizitë në Ambasadën e Kosovës dhe theksoj se SHBA-të Kosovën e sheh nga një lente e veçantë dhe se është e bindur që marrëdhëniet dypalëshe do të vijnë duke u forcuar në të ardhmen.

Ambasadores ia prezentova ekspozitën për të kaluarën e popullit shqiptarë në vitet e nëntëdhjeta dhe gjatë luftës në Kosovë.

Ia dhurova në shenjë mirënjohje Plisin e Bardhë simbol i lashtësisë së kombit tonë Shqiptarë nga Homeri e deri te Shqiptarët që mbajnë sot”, ka shkruar Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori