LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi: Mbështesim Ballkanin e Hapur – pa fusnota dhe në përputhje me parimet e BE-së

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi: Mbështesim Ballkanin e Hapur – pa fusnota dhe në përputhje me parimet e BE-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbështesin Ballkanin e Hapur me kusht që të gjitha vendet e rajonit të përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe se ajo të jetë plotësisht e harmonizuar me parimet e Bashkimit Evropian (BE), tha ambasadorja amerikane në Mali i Zi, Judy Rising Reinke.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), e pyetur nëse mbështetja amerikane për atë iniciativë është e pakushtëzuar apo ka kushte, ajo u përgjigj se ka një grup të thjeshtë kushtesh.


“Dhe kjo është se Ballkani i Hapur duhet të jetë plotësisht dhe njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Reinke.

“Ekziston një grup i thjeshtë kushtesh, dhe ai është që “Ballkani i Hapur” të jetë plotësisht dhe njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa fusnota, pa kushte të veçanta. Pra, përderisa ajo është e hapur për të gjithë dhe për sa kohë që të gjitha parimet brenda Ballkanit të Hapur janë plotësisht në përputhje me kushtet që do të priste BE në procesin e anëtarësimit. Këto janë kushtet”, deklaroi ajo.

Siç tha ajo, kjo do t’u jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor një mundësi për të ndërtuar ekonomitë e tyre, për të punuar në vendosjen e normave dhe parimeve rregullatore për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe burimeve dhe të jenë më të përgatitura para anëtarësimit në BE.

E pyetur nëse shqetësohet për mbështetjen e Rusisë për Ballkanin e Hapur, Reinke u përgjigj se për të nuk është vendimtare se kush e mbështet, por për çfarë bëhet fjalë.

“Dhe ajo që ne kuptojmë dhe mbështesim është Ballkani i Hapur, i cili është njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së”, tha Reinke.

Ndryshe, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë pjesë e kësaj iniciative rajonale ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina deri më tani kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj nisme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori